“Ju nuk jeni në pushtet se punoni, por keni pushtet autokratik!”/ Sejamini debat me Klosin

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Neritan Sejamini replikoi me sekretarin Organizativ të PS-së, Blendi Klosi, për mënyrën se si PS-ja i argumenton fitoret e saj elektorale.

Ndërsa Klosi tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se e majta thotë se punon ngaqë punon me të gjithë, Sejamini tha se PS-ja fiton ngaqë ka ndërtuar një sistem autokratik me të cilin kontrollon të gjitha pushtetet.

Biseda në studio

Sejamini: Blendi tha se ne fitojmë se punojmë me të gjithë. Po, fitohet edhe në Serbi, edhe në Turqi, Xhibuti, Burundi, edhe në Çad. Një parti fiton si ju në gjithë këto vendet. Por kjo nuk do të thotë se nëse këtu fitohet ka demokraci, qeverisje, drejtësi. Fitorja juaj është më afër atyre në Serbi, Rusi, Azerbajxhan dhe Bjellorusi. Ky nuk është problemi juaj, as i zgjedhjeve vendore, por problemi i shoqërisë dhe opozitës. Ju nuk fitoni se punoni dhe prodhoni, por fitoni sepse PS-ja sot kontrollon të gjitha pushtetet dhe këto i përdor për të mbajtur pushtetin. Ka kapur mediat, ekonominë përmes klientelizmit, drejtësinë.

Klosi: Ne garojmë me një parti, nuk e di me këtë parti garojmë. Bëheni ju siç u bëtëë 2005 me KOP-in e famshëm që bëtë një parti të fortë, gjetët një mekanizëm, u bashkuat, fituat, nuk fituat me votat popullore se ne morëm 100 mijë vota më shumë, por morët pushtetin.

Ne nga 2005-2013 çfarë nuk kemi bërë, kemi punuar fort, që të fitonim në 2013. Tani të punojnë të tjerët, të grupohen, të garojnë me ne, mos e gjeni shkakun e fitores së një force politike te historitë që ju përmendët.

Është histori besimi. A besojnë njerëzit se mund të fitojë kjo partia pa emër, përfaqësuar nga një non grata dhe personazhe komplet të vjetër?

Sejamini: Kjo që thua ti është llogaritja elektorale. Unë po flas për sistemin politik në Shqipëri. Partia juaj është në pushtet, merr edhe të dhënat tona, i përdor, merr paratë dhe i jep kur ka interes. Sot jemi në një situatë kur ju nuk jeni në pushtet se punoni, bëni këto të mira që thoni. Ju jeni në pushtet, se keni ndërtuar një pushtet autokratik që për momentin është i qëndrueshëm. Është një pushtet sa i fortë duket rrëzohet. Ky lloj triumfalizmi dhe arroganca që ju keni, se jemi më të mirët dhe fitojmë, ka të bëjë me faktin se ju jeni autokraci dhe duke qenë se ka mungesë lirie, konkurence dhe demokracie, për momentin e keni më kollaj për të fituar.

Zjarr Tv Ad