Ka filluar prodhimi masiv i frigoriferëve me temperaturë shumë të ulët për ruajtjen e vaksinës

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kërkesa atë mëdha, për prodhimin e frigoriferëve me temperaturë shumë të ulët, që do të mund të ruajnë vaksinat që po përgatiten, ka pasur edhe prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve klimatike Binder.

Siç mund ta merrni me mend, kërkesa për këto pajisje, ka shpërthyer gjatë javëve të fundit. Dhe sigurisht që ne duam të kënaqim të gjithë klientët,” kështu u  shpreh pronari i kompanisë, Binder Peter.

Pfizer dhe BioNTech, kanë njoftuar këtë javë, se vaksina e tyre ishte 95% efektive dhe nuk kishte asnjë efekt anësor, por kërkesat për ruajtjen e vaksinës në vende të ftohta, janë një pengesë edhe për spitalet më të sofistikuara në botë

Binder thotë se; ngrirësit e tyre mund të mundësojnë një ruajtje të sigurt në -90 gradë ose -70 gradë, madje edhe nëse temperatura në ambient, mund të jetë 20 ose 25 gradë.

Kompania, pretendon se sistemi i frigoriferëve do të jetë në gjendje shumë të mirë, sa që do të ruajë ngrirjen edhe për 24 orë shtesë, në rast të ndërprerjes së energjisë.

Por theksojmë që; në kontrast me vaksinën e Pfizer, Moderna tha këtë javë se; vaksina e saj, pritet të jetë e qëndrueshme në temperaturat standard, të frigoriferit prej 2 deri në 8 gradë Celsius, për 30 ditë

Zjarr Tv Ad