“Ka gjueti shtrigash nga qeveria shqiptare, kushdo që nuk pëlqehet nga Rama persekutohet”- Fredi Beleri intervistë nga burgu për mediat greke: Sundimi i ligjit nuk funksionon

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Sundimi i ligjit në Shqipëri nuk funksionon”, kështu është shprehur për median greke Skai kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në paraburgim në Durrës.

“Ligji në Shqipëri nuk funksionon. Në datën 4 dhjetor, pas 6 muajsh pengesë, do të ekzekutohet kërkesa ime në gjykatën speciale nëse do të betohem apo jo”, ka deklaruar Fredi Beleri

Sipas tij, ligji është i qartë, kur dikush nuk është dënuar dhe vendimi nuk ka marrë formë të prerë, ai mund të betohet.

“Opozita nuk mund të kryejë detyrat e saj në Parlament, ka gjueti shtrigash nga qeveria shqiptare, kushdo që nuk pëlqehet nga Rama persekutohet në çdo kohë. Nuk ka barazi”, theksoi ai.

Më tej ai u shpreh se “Rama shihet si pro-evropian dhe modern, ndërkohë që 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi” tha ai, duke e cilësuar Edi Ramën si “të llastuar”.

“Shumë media shqiptare mbështesin qëndrimin e Greqisë. Ata që mbështesin Ramën janë shumë të paktë dhe janë të drejtuar, tha Fredi Beleri.

Zjarr Tv Ad