“Ka presione”- Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Nëpër këmbë kemi “grevëthyes” që nuk e duan këtë lëvizje! Rektorët sot duhet të ishin këtu!

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve të Shqipërisë, Sandër Kovaçi në protestën e organizuar sot para Universitetit të Arteve ngriti edhe shqetësimin e atyre pedagogëve, të cilët nuk e duan këtë protestë.

Sipas tij, ka nga ata rektorë që dalin në televizion dhe mbrojnë dikë, në vend që të mbrojnë interesat e studentëve dhe të pedagogëve.

Kovaçi u shpreh ka presione direkte apo indirekte, për të mos dalë në protestë, ndërsa u bëri thirrje rektorëve që ti bashkohen protestës për të treguar sesi është gjendja e universiteteve sot, që siç u shpreh ai në tualete nuk ka letra higjienike.

“Nuk bëhet fjalë për qiqra në hell, por për situatën jo të mirë për shkak të mos financimit. Ne jemi dëmtuar rëndë financiarisht. Dua të trajtoj një element. Kjo lëvizje është lëvizje e profesoratit me pastërtinë për të ndryshuar diçka. Nëpër këmbë kemi edhe ata që nuk e duan këtë lëvizje. E duan universitetin në këtë situatë kënetë, që të rrinë në kushte ekzistence dhe pedagogu është viktimë e kësaj situatë. Vjen situata e presioneve direkte dhe indirekte. Këtë kontingjent që e them unë, unë i thuaj grevëthyes.

Në rangun drejtues, kemi pasur edhe dekanë edhe shefa departamentesh që kanë mbajtur qëndrim qytetar, apo ashtu sic kemi rektorë që dalin në TV dhe bëjnë mbrojtësin e dikujt. Ata duhet të bëjnë mbrojtësin e profesoratit. U bëj thirrje rektorëve, ata sot duhet të ishin këtu. Sepse qeveria ka thënë se 8% do vijnë nga Universiteti. PO ku e kemi këtë 8%, kur po të shkosh në tualetet e universiteteve nuk ka ujë, nuk ka letra. Po e vulgarizoj ca, për të thënë si është gjendja në Universitete”, tha Kreu i Sindikatës.

Zjarr Tv Ad