“Ka tentuar të djegë një fëmijë”- Gazetarja: Altin Çoku e ka shpërndarë foton te miqtë e tij! 27-vjeçarja i ka kërkuar ta heqë pasi…

0
120
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E ftuar në studion e emisionit “Open” në News 24, gazetarja Klodiana Lala, se viktima ishte nënë e një fëmije të mitur, i cila për të siguruar të ardhura pastronte banesa, mes tyre edhe atë të Altin Çokut, personi i dyshuar që ka çuar drejt aktit të rëndë të renë.

Sipas gazetares, Çoku ia ka shpërndarë foton miqve të tij dhe më pas ajo foto ka përfunduar në rrjetin social, ndërsa ky i fundit është justifikuar se kanë qenë miqtë e tij që e kanë publikuar dhe jo ai.

Viktima i ka kërkuar 39-vjeçarit që ta fshijë foton, gjë që nuk ka ndodhur dhe e ka shtyrë këtë të fundit që në një moment të rënduar psikologjik të ngjitet në katin e katërt të banesës dhe të hidhet duke ndërruar jetë si pasojë e plagëve.

Lala zbuloi se Altin Çoku, i njohur për një audiencë të caktuar në “TikTok” ka precedentë të mëparshëm penalë pasi ka qenë i dyshuar për vrasje dhe ka tentuar të djegë një fëmijë të vogël për të shantazhuar një ish-partnere të tijën.

Po ashtu ajo shpjegoi se Çoku shprehej gjerësisht në rrjetet sociale se edhe nëse do të arrestohej nuk do të bënte burg për shkak se është i sëmurë.

“27-vjeçarja është nënë e një fëmije, ka qenë e martuar me një shqiptar nga Kosova, por për shkak të problemeve është kthyer në familjen e saj në Shqipëri. Në pamundësi ekonomike, nëna e saj pastronte shtëpinë e autorit të dyshuar për vetëvrasjen e saj. Ai shprehej se edhe nëse arrestohet nuk e mbajnë dot më shumë se 3 ditë për shkak se është i sëmurë.

Nëna e vajzës i ka kërkuar ta ndihmonte në pastrimin e banesës së Altin Çokut. Ajo paguhej vetëm 10 mijë lekë të vjetra për pastrimin, të cilin as nuk ka mundur ta marrë. Në momentin që ka bërë foton ai e ka shpërndarë te miqtë e tij dhe ajo ka përfunduar në TikTok. Gruaja i ka kërkuar ta heqë pasi po i krijonte probleme jo vetëm me familjen e saj, por edhe të bashkëshortit që kishte më herët.

Ai ka thënë se nuk e ka hedhur ai, por miqtë e tij. Në një moment të rënduar psikologjikisht vajza është ngjitur në katin e katërt të një banese ku ata ndodheshin duke thënë se do pinte një cigare. Ajo ka lënë telefonin ku janë gjendur të gjitha komunikimet, ndërsa më pas është hedhur nga lartësia duke ndërruar jetë si pasojë e plagëve.

Altin Çoku ka qenë i dyshuar për vrasje, ka tentuar të djegë një fëmijë të vogël për të shantazhuar një ish-partnere të tijën për të mos u ndarë. Fëmija në këtë rast kishte lidhje familjare me partneren në fjalë”, u shpreh ajo.

Zjarr Tv Ad