Kaçe: Fitojmë ndaj Islandës, nën drejtimin e trajnerit të ri japim maksimumin

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ergys Kaçe ka folur para duelit të 8 qershorit kundër Islandës.

“E dimë që Islanda është ekip i fortë dhe ka lojtarë të mirë. Por edhe ne kemi. Po të japim maksimumin, besoj se fitojmë. Sigurisht po të luajmë si skuadër’.

Reja? “Sa herë vjen një trajner i ri, lojtarët japin maksimumin se duan të luajnë. Jemi stërvitur mirë dhe jemi gati për ndeshjen. Për tre ditë besoj se do të jemi gati”.

Skema? “Me klubet tona i kemi provuar të gjitha skemat, ndaj nuk do të jetë problem. Nuk e di nëse do luajë titullar, po më aktivizoi trajneri do jap më të mirën, që të marrim tre pikët”.

 

Zjarr Tv Ad