“Kafen e pi pa sheqer, se jam sheqer vetë”, Presidenti Begaj në një rrëfim ndryshe

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Bajram Begaj, në një intervistë ndryshe nga ato që jemi mësuar a shohim, ka ndarë disa detaje “pikante” nga jeta e tij.

I ftuar në emisionin “Mirmëngjes Shqipëri”, Begaj ka ndarë detaje që nga mënyra se si nis dita e Presidentit, e deri te “legjendat” që thuhen për kreun e shtetit.

Si e nis ditën Presidenti?

Është shtëpia që duhet të përfaqësojë unitetin kombëtar.

Dita nis me ardhjen në mëngjes, me takimin e stafit të ngushtë, që është sekretari i përgjithshëm dhe Drejtori i Kabinetit. Një kafe pune.

Ndajmë detyrat e ditës dhe çfarë duhet të bëjmë në vijimësi. Dhe secili të angazhohet në detyrat që i takon.

U bë një vit e pak që jam në këtë kostumin e politikës, edhe pse jam munduar të jem jashtë politikës së ditës.

Si është të jesh President?

Është nder, privilegj, përgjegjësi.

Nder, privilegj sepse të jesh qytetar i parë i Republikës nuk është pak. Por është përgjegjësi sepse përfaqëson unitetin e kombit, shtetin shqiptar dhe duhet të jesh në lartësinë e detyrës.

Si ka qenë dita e parë në Presidencë?

Për herë të parë erdha në presidencë ditën që mora detyrën. Emocion e sfida. Ju siguroj që e ndjej veten si qytetar normal.

Është dikush që provon gjithçka që ju konsumoni?

Është vetëm legjendë. I provoj vetë gjërat.

Si e pini kafen, me sheqer apo pak sheqer?

E pi pa sheqer, sepse jam sheqer vetë.

Zjarr Tv Ad