Një protestë e fortë qytetare ka shpërthyer në komunën Amantea të Kalabrisë kundër mbërritjes së 13 emigrantëve pozitiv më koronavirus, të cilët janë strehuar në një ndërtesë të vënë në dispozicon nga autoritetet lokale.13 emigrantët e infektuar nga Covid-19 kishin mbërritur pak orë më parë me një anije me 70 emigrantë në komunën Roccella Jonke të Kalabrisë.Tamponet vërtetuan se 28 prej tyre, 5 prej të cilëve minorenë, janë pozitivë nga koronavirus e me udhër të autoriteteve shëndetësor 13 emigrantë pozitivë u spostuan për t’u mbajtur nën mbikqyrje në qytezën bregdetare të Amanteas.Ky fakt ka shkaktuar regimin e banoërve të Amanteas, të cilët kanë bllokuar rrugët kryesore me kërkesën e largimit nga territori i tyre i emigrantëve pozitivë.“Nuk protestojmë për faktin se janë emigrantë klandestinë, por motivi i protestës sonë është se jemi një qytezë turistike, buzë detit në pritje të pushuesve e që deri tani nuk kemi pasur raste të infektuarish me koronavirus. Sjellja e personave të sëmurë më Covid në territorin tonë do të dëmtojë turizmin i cili është sektori bazë me të cilin jetojnë shumë prej nesh. Me futjen në terrritorin tonë të personave të infektuar do të vijë largimi ose moskonfirmimi i familjeve që kishin prenotuar për të kaluar pushimet në Amantea” thonë banorët.Sipërmarrës e pronarë biznesesh i janë bashkuar protestës.“Emergjenca globale shkaktoi një dëm të madh ekonomik e ky fakt thellon dëmin ekonomik në qytetin tonë. Njerëzit janë të trembur nga pandemia dhe ata që kishin prenotuar për të kaluar pushimet gjatë muajit gusht në Amantea do të mendohen disa herë para se të vijnë ose do të anulojnë pushimet e do shkojnë diku tjetër”, thonë ata.Guvernatorja e rajonit të Kalabrisë Jole Santelli i ka dërguar një letër kryeministrit Giuseppe Conte.“Situata në Amantea është eksplozive, shkruan ajo.“Për muaj kemi luftuar koronavirusin me sakrifica të mëdha eekonomike e sociale. Por tani përballë kësaj indiference ndaj zbarkimeve të pakontrolluara, këto sakrifica të bëra nga kalabrezët e italianët rrezikojnë të shkojnë dëm. Situata po bëhet eksplozive në Amantea e nëse qeveria nuk jep një përgjigje të shpejtë do të ushtroj të gjithë fuqinë time administrative për emergjencën shëndetësore, duke bllokuar të gjitha zbarkimet e emigrantëve në brigjet kalabreze. E bëj për të mbrojtur kalabrezët e italianët që kanë vendosur që të kalojnë pushimet në Kalabri.”
https://youtu.be/3zJectqKDT0