Kalemaj: Rama nuk e do votën e Diasporës, mund të sjellë përmbysje të autokracisë

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live se kryeministri Rama është komod me kodin aktual zgjedhor dhe me votuesit që ndodhen në Shqipëri.

Kalemaj theksoi se Rama nuk e do as reformën zgjedhore dhe as votën e Diasporës.

“Rama është komod me këtë kod zgjedhor, është komod me këta votues që janë në Shqipëri, është komod se sipas INSTAT, 540 mijë shqiptarë kanë ikur nga 2011 deri në 2022. Sipas opozitës kanë ikur 1.5 milionë persona, por të marrim një mesatare të themi 1 milion”, tha Kalemaj.

“Janë bërë dhe diskutime për mënyrën si do përkthehet kjo votë e Diasporës, do jetë më qarqe të veçanta, do të jetë qarku i 13-të? Shqipëria do të jetë një zonë e vetme zgjedhore, se kjo shkon paralel dhe me reformën? Nëse Rama thotë që kjo nuk është e mundur, unë s’kam nevojë për 84 vota tregon që Rama nuk e do reformën zgjedhore. Jo e jo votën e Diasporës, se thotë kaq sa kanë ngelur këtu se ata që kanë ikur janë vota opozitare, por të ikin e ca të tjerë dhe ata që do rrinë 200 mijë janë administrata dhe 700 mijë pensionistë dhe unë marr mjaftueshëm vota”, shtoi ai.

Zjarr Tv Ad