Kallëzimi për lobimet, Valteri: Meta ka paguar 1.2 milionë dollarë për lobime, janë të padeklaruara

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një kohë që Prokuroria e Posaçme ka regjistruar dy hetime penale me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, një tjetër kallëzim është bërë ndaj ish-Presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi këtë të enjte nga avokati Idajet Beqiri dhe që ka në fokus trajtimet estetike që familja e ish-Presidentit ka kryer në ka kryer në spitale në San Marino dhe Vjenë.

Fillimisht SPAK regjistroi hetim penal për ish-presidentin për pastrim parash, pas padisë së depozituar nga ish-deputeti Halit Valteri. Ky i fundit u shpreh në “Opinion” se SPAK nuk do e kishte regjistruar çështjen nëse letërporositë nuk do kishin shkuar në Amerikë. Gjithashtu u shpreh se shuma totale e të pesta kontratave shkon në 1.2 milionë dollarë.

Haliti tha se janë 1.2 milionë dollarë të paguara nga LSI përmes kontratave të padeklaruara.

Blendi Fevziu: Valteri a mund të ma shpjegosh pak përmbledhtas thelbin e padisë thuaj?

Halit Valteri: Siç e tha edhe zoti Gjokutaj, SPAK nuk regjistron asnjë çështje nëse nuk janë bërë verifikime. Verifikimi që është bërë jashtë, letërporositë që janë çuar drejt Amerikës dhe të pestë kontratat që kemi të firmosura, dy nga Ilir Meta dhe një nga Petrit Vasili, janë kontrata të lidhura nga LSI me kompanitë.

Blendi Fevziu: Me çfarë shume totale?

Halit Valteri: Shuma totale e të pesta kontratave shkon më 1.2 milionë dollarë. 690 mijë dollarë kemi të bëjmë vetëm me periudhën e 2017 gjatë inaugurimit të Presidentin Donald Trump.

Blendi Fevziu: Valteri më dëgjo vetëm një sekondë. Thoni që janë pesë kontrata, me çfarë shume secila kontratë, mund të më thuash?

Halit Valteri: 690 mijë dollarë është vetëm kontrata me McKeon Group që është me dy faza, e para gjashtë muaj nga 15 mijë dollarë që bëjnë 90 mijë dollarë dhe janë paguara nga Doreil Limited, ja ku është edhe QKB-ja Qipros ku Iraklis Fidetzis, i cili është mentori i LSI sepse kanë kontratë për të bërë të gjitha transaksionet, del që janë paguar të gjitha këto para dhe këtu në Shqipëri…

Blendi Fevziu: Si e lidhni ju që kjo kontratë ka shkuar në favor të LSI?

Halit Valteri: Fara është KQZ-ja e Amerikës ku lobimi është shumë i ligjshëm dhe çdo parti politike mund të lobojë për të marrë përfitime.

Zjarr Tv Ad