Vangjeli: 500 mijë € nuk kushtojnë më shumë se një mesazh në celular për Bashën që ishte kandidati për kryeministër

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, teksa diskutohej për akuzat ndaj Lulzim Bashës, se PD u financua me para ruse në vitin 2017, gazetari Lorenc Vangjelit, u shpreh se 500 mijë dollarë nuk kushtojnë më shumë se një mesazh në celular, për një politikan si Basha, që ishte kandidati për kryeministër.

Zoti Basha ishte në momentin kur as lëshonte dhe as shtrëngonte, nuk kishte vendosur a do të hynte në zgjedhje.

Pati dy udhëtime në Washington, në njërin bëri fotografi me Trump. Për këtë kishte paguar.

Ka të dhëna që shifra shkon deri në një milion. Nga të cilat vetëm 25 mijë dollarë janë çuar në rrugë të ligjshme.

Nëse do të kishim mundësi do ti çonin direkt nga një bankë në Tiranë, në llogarinë e zotit Muzin.

Në letra PD, e varur nga grantet që jep shteti dhe kuotat e anëtarësisë është e varfër. Partitë këtu janë fakirë fare. Por në të vërtetë janë subjekte luksi, partitë dhe politikanët.

500 mijë dollarë apo 1 milionë dollarë, nuk kushtojnë më shumë se një mesazh në celular, për një politikan si Basha, që ishte kandidati për kryeministër.

Zjarr Tv Ad