Kandidat për Tiranën? Këlliçi: Çdo opozitar do ta donte një betejë me Veliajn, uroj të jetë ai i zgjedhuri i PS

0
318
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi nuk ka përjashtuar mundësinë për kandidat në Bashkinë e Tiranës. Në një intervistë për EuroNews Albania, Këlliçi u pyet nëse a është i gatshëm të jetë përballë Erion Veliajt në zgjedhjet lokale të vitit 2023 dhe tha se çdo politikan do ta donte një betejë me kryebashkiakun e Tiranës. Ai tha gjithashtu se uron që në këtë garë të jetë Veliaj në mënyrë që të përballet me të dhe jo me ndonjë kandidat tjetër nga Partia Socialiste.

“Gjykoj se çdo politikan në opozitë sot, mesi do e priste një betejë me Erion Veliajn, aseti më i madh që ka PD në këtë betejë të ardhshme është Erion Veliaj, është kryabashkiaku më i dobët që ka nxjerr pluralizmi shqiptar dhe është hipokriti më i madh që mund të ketë ekzistuar në politikën tonë. Uroj që të jetë Veliaj në garë dhe askush tjetër,”- tha Këlliçi.

Zgjedhjet lokalet pritet të mbahen në vitin 2023, por ende nuk kemi një listë kandidatësh zyrtarë. Vetë kryeministri Edi Rama ka thënë se aktualisht, Partia Socialiste nuk ka kandidaturë më të mirë se kryebashkiaku Erion Veliaj, por që do ta vendosin të gjithë së bashku. Ndërsa Partia Demokratike është në bisedime për tu bashkuar për të dalë me kandidatë të përbashkët.

Zjarr Tv Ad