Kaos në studio, Haxhiu përplaset me Salianjin: Asnjë njeri s’do bëjë koalicion me ju

0
223
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Diskutime e debate për marrëveshjen e fundit PS-Rithemelimi shoqëruan emisionin “Opinion”. Mbyllja ishte po aq e zhurmshme, saqë analisti Baton Haxhiu e deputeti Ervin Salianji u çuan të dy në këmbë duke kundërshtuar njëri-tjetrin.

I gjendur mes kësaj kakofonie ishte drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu i cili kësaj here nuk ngriti shkopin, por vuri letrën në ballë.

Ishte pikërisht teza e Haxhiut që ngjalli polemika në studio.

Ai argumentoi se është kryeministri Edi Rama ai që ka stimuluar këtë dakordësi mes palëve për komisionet hetimore pasi kërkon faktorizimin e Berishës, si “përballje e denjë për të në zgjedhjet e ardhshme”.

Baton Haxhiu: Asnjë njeri s’do bëjë koalicion me ju! Asnjë!

-Uluni, se s’ka mbaruar emisioni…

Ervin Salianji: E di ça më vjen keq? E di pse u çova unë? Unë u çova ta përcjell dhe shyqyr që erdhi dita…

Zjarr Tv Ad