Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: A.B, 44 vjeç, banues në qytetin liqenor.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në lokalin në përdorim të këtij shtetasi në lagjen nr.2, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.