Kapexhiu shpërthen në lot: Të votojmë të gjithë ‘Shtëpinë e Lirisë’ që të fitojmë lirinë e vërtetë

0
255
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në takimin e organizuar nga Shtëpia e Lirisë me intelektualët në Dibër ishte i pranishëm edhe mjeshtri i madh, Bujar Kapexhiu. Si një dibran, ai u përlot teksa po fliste, ndërsa bëri thirrje që të gjithë të votojnë për Shtëpinë e Lirisë, pasi fitojnë lirinë e vërtetë.

Në këtë fushatë të gjithë bëjmë premtime, por ai që ka të drejtë të bëjë premtime, është vetëm Premtimi sepse ai ka edhe emrin, por me siguri edhe do mbajë premtimet. Prandaj duhet votuar për Premtimin.

Kurse batuta tjetër, për ta ndarë nga PD, nuk ishte e drejtë. Unë them se duhej të ishte PD e para që duhej të mbante këtë qëndrim. Ne do ishim të bashkuar. Tha ambasadorja që do hamë bar, mirë se nuk ishte bar i Partisë së Punës dhe mund të ishte bar cilësor amerikan. Por ama duhej të ishim të gjithë bashkë.

Më besoni, e kam dhimbje, më falni se jam sentimental, sepse shumë miq, shumë të afërm kanë mbetur andej. Më falni. Pra unë mendoj se duhet të luftojmë shumë, të përpiqemi shumë me të gjithë njerëzit, që të votojmë Premtimin. Problemi është ky, sepse më keq se kaq sa është Shqipëria, nuk ka qenë kurrë. Prandaj duhet të ngrihemi të gjithë, të gjithë të bashkuar për një gjë. Të votojmë për Shtëpinë e Lirisë. Sepse kësaj radhe fitojmë lirinë e vërtetë, tha Kapexhiu.

Zjarr Tv Ad