Monika Kryemadhi: Votoni Premtimin, le të largojmë retë e zeza

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte e pranishme në tryezën me intelektualët e Dibrës, ku ishte i ftuar edhe lideri historik demokrat, Sali Berisha.

Nga kjo tryezë, Kryemadhi bëri thirrje që të votohet për Premtim Kryemadhin. Ajo u kërkoi dibranëve kudo që ndodhen për të votuar kandidatët e Shtëpisë së Lirisë. Sot Dibra ka retë e zeza mbi kokë. Shpopullimi që i ka ndodhur Dibrës po e varfëron vendin. Varfëria në njerëz është më e madhe se varfëria materiale.

Sot kërkoj votën për Premtim Kryemadhin?! Nuk është turp, është detyrë të kërkosh votën për njeriun tënd, pavarësisht se jemi në parti të ndryshme. Rilindja e ka kthyer fjalën ‘familje’ në diçka të turpshme. Por familja është e shenjtë. Ata që nuk duan familjen, nuk kanë se si të duan shqiptarët e dibranët.

Për Premtim Kryemadhin e kam detyrim familjar të kërkoj votën. E kam detyrim krahinor. Dua t’u bëj thirrje të gjithë dibranëve në Tiranë dhe Durrës, por edhe ata që janë emigrantë, të bëjnë thirrje për të votuar Premtim Kryemadhin. Por edhe të votojnë për Ardian Mukën sepse jemi kaq shumë dhe duhet të mblidhemi për të larguar retë e zeza mbi kokën tonë, tha Kryemadhi

Zjarr Tv Ad