Karamuço zbulon dëmet e tullumbaceve me azot: Kujdes, çon në paralizë

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Review”, në Euronews Albania, ku u diskutuan efektet e tullumbaceve me oksid azoti një prej drogërave të kthyera në trend në Shqipëri.

Karamuço tha se efektet e kësaj lloj substance toksike në sistemin nervor janë të pakthyeshme.

Ai nënvizoi se përdorimi i kësaj substance e cila shkakton varësi psikologjike mund të çojnë deri në paraliza të sistemit nervor.

Duke sjellë në vëmendje ndalimin e bërë në Britaninë e Madhe vitin e shkuar ai tha se është mirë që ky lloj debati të bëhet dhe në Shqipëri dhe që adoleshentët të ndërgjegjësohen në mospërdorimin e kësaj substance.

“Britania vendosi kualifikimin e tyre në familjen e drogërave të lehta por të dëmshme, që duhet të hiqen nga tregu, ose më mirë lëndëve toksike të dëmshme që duhet të hiqen nga tregu. Në fillim kur e pamë ne thamë çfarë është kjo lloj droge, ne e kishin oksid azoti, ata e kishin oksid nitrogjeni, por që është e njëjta gjë. Kjo përdoret vetëm në çështjet e shëndetësisë, për dentistët. Ne i shihnim këto tullumbace në party të ndryshme në Shqipëri, por mendonim se ishin për dekor.

Nuk krijon varësi, por është shumë e rrezikshme pasi jep dëmtime të pakthyeshme neurologjike, po ashtu dhe të organeve të tjera. Deri në paralizë.

Këto janë shqetësimet që janë ngritur në Britaninë e Madhe vitin e kaluar. A duhet të vijë ky debat në Shqipëri? Aq më mirë që të fillojë ky debat dhe është një nxitje shumë e mirë kjo”, tha Karamuço

Zjarr Tv Ad