Karateisti Shqiptar dhuron spektakël në Tokio, mposht kampionin e PANAMERIKANE

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Karateisti shqiptar, Bekim Basha ka bërë një paraqitje fantastike në Tokio, teksa ka fituar ndeshjen e parë me medalistin e artë të lojrave panamerikane, Allan Maldonado. Por magjia e Bashës u ndal në duelin e dytë, të cilin e humbi ndaj kampionit rus, Alexandër Scherban 0-2.

Kjo ishte hera e parë që Basha gjendet në këtë nivel përfaqësimi dhe rezultati ishte mjaft i kënaqshëm. Aktiviteti që po zhvillohet në Tokio bëhet në kuadër të përgatitjeve për të pritur Lojërat Olimpike 2020, që do të organizohen pikërisht në kryeqytetin japonez.

Zjarr Tv Ad