Kardinali mesazh politikës: Bëhuni zëdhënës të paqes dhe vëllazërimit

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Duhet te jemi zëdhënësit e mëdhenj të paqes dhe kulturës vëllazërore”.

Ky është mesazhi i Kardinalit Ernest Troshani për politikën e shoqërinë shqiptare të cilën e gjen në krizë me rikthimin në vend pas një mungesë të gjatë si pasojë e misionit fetar në Firence të Italisë.

Kardinali Ernest Troshani: “Jemi në kohën kur bota është larg Zotit.”

Ai u rikthye në Shkodër për të kremtuar meshën e Zojës së Këshillit të mirë, në muajin kushtuar pajtores së Shqipërisë, ku mesazhe të forta u dërgoi besimtarëve.

Sipas Kardinalit krimet e rënda burimin e kanë tek djalli ndërsa shtoi se jetojmë në një botë larg Zotit duke qenë se rinia gënjehet me para dhe drogë.

Pas meshës së shenjtë dhe një ditë qëndrimi në Shkodër, Kardinali 91-vjeçar do të rikthehet në Itali, ku historia e tij është pjese e teksteve shkollore tashmë të klasave fillore.

 

Zjarr Tv Ad