KAS rrezon kerkesen e PD

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso ka reaguar pas rrëzimit nga ana e KAS të kërkesës së opozitës për të ankimuar procesin zgjedhor në Vlorë.

Kaso është shprehur se me këto veprime, KAS nuk po lejon nxjerrjen e provave të asaj që opozita e quan masakër zgjedhore.

“Për të tretën herë radhazi KAS ka refuzuar marrjen e provave. Provat tona janë thelbësor për të provuar masakrën zgjedhore. Se dëshmojnë sjelljen në kundërshtim me ligjin dhe kundër vetë KQZ. Kjo refuzim i marrjes së provave është më e nevojshme për të zbuluar masakrën zgjedhore. Ditë pas dite po dëshmohen sjellje që e kanë karakterizuar këtë proces. Sot është ulëritëse dhe heshtja e KAS për marrjen e tyre. Është shkelje e çdo standardi zgjedhor që shkon kundër interesit të qytetarëve sot. Cdo veprim i KAS për të hedhur poshtë kërkesat tona shkon kundër transparencës dhe interesit të qytetarëve. Sot u bë standard i dyfishtë se u artikulua që duhej hetim ndërsa nuk është pranuar kërkesa e opozitës. Ne do vazhdojmë në rrugën tonë për të shpallur të pavlefshme të tjera zona.” tha Kaso. /abcnews.al/

Zjarr Tv Ad