KAS shqyrton sot kërkesat ankimore për rezultatin e zgjedhjeve, PD-ja paraqet të gjitha ankesat

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është mbledhur ditën e sotmë për të shqyrtuar ankesat e PD-së dhe LSI-së për rezultatin e 25 prillit. Po ashtu ankesa kanë bërë edhe koalicioni ABEOK dhe kandidatët e pavarur Bojken Abazi, Kreshnik Merxhani dhe Iljaz Shehu.

Më herët Partia Demokratike kërkoi ripërsëritje të zgjedhjeve në gjithë Shqipërinë, përveç 3 qarqeve ku ata fituan konkretisht për Shkodër, Durrësin, Tiranën, Elbasanin, Fierin, Beratin, Gjirokastrën, Korçën dhe Vlorën. Ata i kanë konsideruar zgjedhjet e 25 prillit si një masakët elektorale. Nga ana tjetër LSI ka bërë ankimim për rezultatet e zgjedhjeve në Gjirokastër, Berat, Durrës, Korçë dhe Vlorë.

Përfaqësuesi juridik i Partisë Demokratike Marash Logu ka paraqitur në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve pretendimet e selisë blu në bazë të të cilave kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe.

Jemi të bindur që periudha para dhe paszgjedhore u shoqëruar me shkelje të rënda të ligjit që cenuan procesin zgjedhor që ndikuan në shpërndarjen e mandateve

Ankimet tona janë të mbështetura në 5 shtylla kryesore. Shtylla e parë ka të bëjë me blerjen e votës përmes personave me të shkuar kriminale.

Çuçi në Gjirokastër, ndërsa drejtuesi I fushatës ishte Arianit Arapi ish-shefi i policisë i akuzuar për lidhje me Emiljano Shullazin. Lidhja me Çuçin daton më herët. Ky shtetas ka përdoru funksionin e tij dhe ka lejuar konsumin e lëndës narkotike në Tepelenë. Ata kanë zbatuar një skemë kriminale të blerjes së votës, këto fakte janë konfirmuar edhe në burime zyrtare.

Shitblerja e votës është një nga problematikat kryesore të konstatuara edhe nga OSBE. Fondet shtetërore janë përdorur për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve. Shteti dhe partia u shkrinë në një të vetme. Shteti u vendos në shërbim të partisë dhe ne kemi depozituar 12 prova për qarkun e Gjirokastrës.  Në 24 raste të denoncuara, deputetët e PS në Gjirokastër promovuan investime publike në periudhën para zgjedhjeve. Ministrat vazhduan me angazhimet e tyre gjatë fushatës duke u shfaqur me maska dhe bluza me numrin 12.

Gjatë fushatës u konstatuan raste të shumta që janë denoncuar se në të gjitha nivelet e administratës ishin përfshirë në fushatë duke mbështetur kandidatët e Partisë Socialiste. Nëpunësit civilë u vendosën në presion për të mbështetur PS në të kundërt do të shkarkoheshin nga puna. Dhënia e kartave të identitetit apo të dhënave të tjera personale, pëlqimi apo shpërndarja e postimeve të PS. Nëpunës të niveleve të ulëta dhe të mesme kanë denoncuar presionin e vazhdueshëm të eprorëve të tyre. Presionet ndaj nëpunësve publikë u evidentuan edhe nga OSBE.

Së treti janë punësimet masive para zgjedhjeve. Qeveria nxori rreth 28 vendime duke shtuar numrin e punësimeve në strukturat e qeverisjes vendore. Punësimi në sektorin publik u rrit ndjeshëm. Mes tre mujorit të tretë dhe të katërt punësimi në sektorin publik është rritur ndjeshëm.

Shteti vendosi në shërbim të partisë të dhënat personale. Skandali me të dhënat personale u evidentua edhe në raportin e OSBE. Emigrantëve dhe të ifnektuarve me COVID iu mohua e drejta e votimit. Modeli i fletëve të votimit me numra dhe jo me emra solli një numër të madh fletësh të pavlefshme. Qytetarëve u mbeti një kohë e shkurtër për të mësuar praktikat e votimit”, u shpreh Logu.

Zjarr Tv Ad