Katër persona kanë mbetur të vdekur pasi një tren doli nga shinat dhe shpërtheu në Bullgari.

0
838
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Katër persona kanë mbetur të vdekur pasi një tren që mbante naftë të lëngshme doli nga shinat dhe shpërtheu në Bullgari, sipas shërbimeve të emergjencave. Më shumë se 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur në incidentin që dëmtoi të paktën 20 ndërtesa në fshatin Hitrino. Ata po trajtohen në spital për djegie dhe plagë të tjera. Autoritetet urdhëruan evakuim të banorëve teksa zjarrëfikësit luftuan me zjarrin.   plasën me një rrjet elektrik dhe shpërthyen kur treni doli nga shinat pranë stacionit të fshatit, rreth orës 05:30, sipas disa raportimeve. “Dy shpërthime kanë shkaktuar një zjarr serioz dhe kanë shkatërruar të paktën 20 ndërtesa,” tha Shefi i Sekretariatit të Ministrisë së Brendshme Georgi Kostov për Reuters. “Ka shumë njerëz të plagosur…shumica kanë marrë djegie”.///

 

hitrino-photo-3-bulgarian-interior-ministry-600x338

hitrino-photo-2-bulgarian-interior-ministry-600x338

8109788-3x2-700x467

Zjarr Tv Ad