Mbi 200 forca policie janë angazhuar për të arrestuar të shumë kërkuarin Klement Balili. Burime nga policia bëjnë me dije se operacioni ka nisur që në mesnatë dhe është shtrirë në jug të vendit, Delvinë, Sarandë dhe më gjerë në territorin e qarkut të Gjirokastrës Janë kontrolluar biznese, lokale dhe ambiente ku dyshohej se mund të fshihej Klement Balili. Në operacion janë përfshirë forcat e FNSH-së dhe të policisë së Sarandës dhe të Gjirokastrës Klement Balili akuzohet për trafik droge dhe organizatë kriminale. Ndaj Klement Balilit ka një fletëarresti ndërkombëtar nga Interpoli dhe se ai është i kërkuar në Greqi dhe Shqipëri. Më 7 dhjetor ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi se dosja për Klement Balilin e njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit” ndodhej në duart e autoriteteve shqiptare që prej datës 14 nëntor dhe në datën 16 ka mbërritur në ministri, ndërsa më 6 dhjetor ishte dorëzuar në Prokurori.//
Te fundit
Eurovision 2025, DW artikull për ‘Zjerm’! Ja historia e dy këngëtarëve që mund të...
Në hollin e një hoteli në Bazel të Zvicrës, gazetarët që mbulojnë festivalin europian të këngës "Eurovision Song Contest” mbajnë radhë për të intervistuar...
“Vota e Greqisë u manipulua”, PD: S’do të lejomë përfshirjen në rezultatin përfundimtar
Partia Demokratike nuk do të pranojë që numërimi i votave të Greqisë të përfshihet në rezultatin final të zgjedhjeve, pasi sipas tyre janë të...
Si do vijojë aksioni opozitar pas humbjes së zgjedhjeve? Berisha: Të gjitha ambasadat e...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i pyetur se si do të vijojë aksioni opozitar pas humbjes së zgjedhjeve të 11 Majit, është shprehur se beteja...
Macron thirrje investitorëve të zgjedhin Shqipërinë: Do jetë në BE brenda dy viteve
Presidenti francez Emmanuel Macron mbajti një fjalim nga Tirana në Forumin Ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative), një platformë globale që mbledh liderë politikë dhe...
“Një epokë e re mund të vijë për kontinentin”, Rama e përsërit në Tiranë: Zoti...
Kryeministri Edi Rama theksoi sot në Tiranë se Shqipëria ka nevojë për më shumë besim dhe mbështetje nga partnerët strategjikë dhe miqtë ndërkombëtarë.
Ai përmendi...