“Kavaja”/ Videoja e prindërve, komisioneri: Vlerësim sipas ligjit

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërkohë që media gjatë gjithë trajtimit të ngjarjes së Kavajës u kujdes të mos nxjerrë asnjë element që do identifikonte të miturën dhe familjen e saj, gabimin e bëri vetë kryeministri.

Pasditen e së premtes Rama publikoi ne faqen e tij të facebookut një video të realizuar gjatë vizitës së ministres Elisa Spiropali në familjen e vajzës. Në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e viktimave të abuzimit seksual, në video publikohen me fytyrë prindërit e vajzës, duke bërë që edhe vajza të identifikohet me lehtësi.

News24 iu drejtua kreut të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, Besnik Dervishi për një qendrim lidhur me këtë rast.  Zyra e Komisionerit bën me dije se është njohur me ngjarjen nëpërmjet medias. Zyra e Komisionerit, ashtu si edhe për të gjitha rastet e tjera, do të bëjë vlerësimin e duhur të çështjes, në raport me parimet dhe dispozitat e ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Në rast se do të konstatohen elementë të shkeljes së tij, do të ndiqen procedurat ligjore të hetimit administrativ, në përfundim të të cilave do të dilet me aktin përkatës. Zyra e Komisionerit e konsideron shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me organet e medias, në funksion të respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve.

Publikimi i fytyrave të prindërve të 14 vjecares u kritikua në media dhe nga disa politikanë, por kryeministri Rama nuk i mirëpriti kritikat. Në një postim në Twtter ai shkroi:

“Po tani çfarë keni që lehni apo ju’a kemi fajin ne pse njerëzit besojnë tek ne e jo tek ju, hiena të politikës e të medias? Po mos të ishin vrasësit, përdhunuesit, grabitësit, krimet e fatkeqësite, ju s’do ekzistonit, se s’keni hiç tjetër për t’u dhënë njerëzve veç helmit e vrerit”. Publikimi i fytyrave të prindërve u kritikua edhe në rrjetet sociale nga njerëz jashte medias dhe politikës.

DEKLARATA E PLOTË

Zyra e Komisionerit është njohur me ngjarjen të cilës ju i referoheni, nëpërmjet medias.

Zyra e Komisionerit, ashtu si edhe për të gjitha rastet e tjera, do të bëjë vlerësimin e duhur të çështjes, në raport me parimet dhe dispozitat e ligjit nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.

Në rast se do të konstatohen elementë të shkeljes së tij, do të ndiqen procedurat ligjore të hetimit administrativ, në përfundim të të cilave do të dilet me aktin përkatës.

Zyra e Komisionerit e konsideron shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me organet e medias, në funksion të respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, ku bën pjesë edhe mbrojtja e të dhënave personale, e sanksionuar në nenin 35 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Zjarr Tv Ad