‘Beni ecën vetë’ synoi Hollywood-in

0
25

Herion Mustafaraj ka treguar eksperiencën e parë të tij teksa mori pjesë në audicionet për tu bërë pjesë e një filmi në Hollywood.

Aktori i ‘Beni ecën vetë’, pasi u zhvendos në SHBA, synoi të zhvillojë karrierën e tij atje.

Ai tha se në Hollywood asgjë nuk ishte ashtu siç e kishte imagjinuar.

Mustafaraj rrëfeu eksperiencën e tij sesi shkoi në audicione me biçak dhe i thanë të mos kthehej më aty.

Herion Mustafaraj: “Në vitin 1996 kur të gjithë këtu shisnin shtëpitë dhe i çonin tek paret tek firmat piramidale, kështu që unë thashë po iki njëhere dhe u largova në Amerikë. Në ’97 isha në Kalifornia, ishte bukuri e madhe.

Tashë erdha këtu do ta pushtoj këtë qytet, nuk kanë parë asnjëherë këto si mua. Shkoj dhe gjeta një audicion për një film, si bos mafia. Kisha njërin të lidhur dhe i bëja presion atij. Për vërtetësi aktoriale marr me vete një biçak. Kisha lexuar në skenar që ky ishte i lidhur dhe e trembja me biçak.

Marr një biçak të vërtetë dhe shkoj atje mendoja se do i çudisja, kisha dy ditë që mësoja tekstin. Kur shoh një rradhë 70 veta, që ishin njësoj si unë. Kalova në rresht ngadalë dhë mendoja të gjithë këta për të njëjtin rol janë. Eca ngadalë dhe kur i dëgjova të gjithë me vete aktronin rolin tim.

Thashë me vete nuk paskam shanse fare. Për të treguar që isha shumë i zoti nxorra biçakun dhe fillova të aktroj. Ai i shkreti ishte i lidhur vërte dhe po më shikonte i fikësuar. As regjisor nuk foli, asnjë. Sa mbarova unë më thanë: Mirë, do të telefonojmë.  Mbylla biçakun dhe dola, kur më tha agjentja mos hajde më këtu.