KE: Kujdes me PPP-të, ka munguar konkurrenca

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Europian ka kritikuar sërish qeverinë në lidhje me projektet Partneritet Privat-Publik. Në raportin e fundit theksohet se  projekte të tilla mbartin risqe fiskale për ekonominë. Edhe ekspertët e shohin me shqetësim këtë situatë dhe  sugjerojnë për më shumë transparencë.  Adrian Civici deklaron se në Shqipëri nuk ka një plan konkret për kontratat PPP të cilat janë një borxh.

Komisioni Evropian  i kërkon  qeverisë Edi Rama të bëjë kujdes me koncesionet Partneritet Privat-Publik. Edhe pse në raport theksohet se vendi ka pasur rritje pozitive ekonomike, këto projekte shihen si një risk fiskal  ndërsa borxhi publik, i cili është në nivelin 67.3% vlerësohet i lartë.

Në raportin ku rekomandohet hapja e negociatave për Shqipërinë  thuhet ndër të tjera se pjesa më e madhe e kontratave PPP janë përzgjedhur në bazën e ofertave të pa kërkuara, çka redukton konkurrencën në prokurime.

Ekspertët e ekonomisë argumentojnë se me këto nisma po cënohet qëndrueshmëria ekonomike e vendit madje

Adrian Civici: Është mungesa e planeve konkrete përsa i përket fizibilitetit të tyre. Na mungon një hartë e investimeve strategjike që ka nevojë vendi që pastaj ta ballafaqojmë këtë nëse kjo korrespondon me PPP.

Civici kërkon prej qeverisë të bëjë transparencë për këto nisma  duke i konsideruar një borxh të shtuar.

Adrian Civici: Në vetvete po e anulove është borxh publik, pavarësisht nga mënyra si interpretohet. Nëse nuk i vëmë emrin borxh, është detyrim buxhetor për tu shlyer në vitet në vazhdim.

Shqetësim në lidhje me projektet PPP kanë ngritur edhe institucione ndërkombëtare financiare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Edhe pse është kaluar në komisione ligji i cili ndalon ofertat e pakërkura për PPP-të për infrastrukturë  ende nuk është miratuar.

 

Zjarr Tv Ad