Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Mbrëmjen e djeshme Keisi Medini është eleminuar nga shtëpia e “BBV2” e sot e ftuar në Fan Club BBV2, ish-banorja është shprehur rreth lojës së saj, historisë së saj me Kristin dhe shumë të tjera. E pyetur se çfarë i ka thënë babai i saj, Sabiani dje pas daljes nga “BBV2”, Keisi është përgjigjur.
Çfarë të ka thënë Sabiani kur ke shkuar në shtëpi mbrëmë?
Keisi: Nuk kemi biseduar të jem sa më reale të them të drejtën, më shumë kemi qarë me njëri-tjetrin, por më ka thënë që e kam bërë shumë krenar.
Ditën e sotme Keisi ka bërë reagimin e saj të parë në Instagram pas daljes, ku ka postuar një foto dhe ka falenderuar të gjithë ndjekësit që e kanë mbështetur dhe ata që e kanë kritikuar.