“Po bëhet nami, fusin njerëz në punë për 3 muaj”, Korreshi: Qeveria po përdor administratën në funksion të zgjedhjeve

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi foli sot për zgjedhjet vendore të 14 majit që do të mbahen në 61 Bashki të vendit.

Ai akuzoi qeverinë Rama se po përdorë administratën për në funksion të fushatës për zgjedhje. Korreshi tha në një lidhje live me “News 24” se Bashkia nuk ka bërë asnjë investim në Lushnjë dhe se vetë në kohë fushatash kujtohen për qytetarët.

“Nuk kanë kurajë që të takohen me njerëzit. Vetëm në dy muajt e fundit, bëhet nami, sikur xhindit i është kërkuar llamba dhe ndërtohet pa fund. Ndërsa pas datës 14 do të harrohet çdo gjë. Është katastrofike ajo që bën administrate qendrore dhe lokale. Emërimet e reja në punë, dhe pas tre muajsh i nxjerrin në rrugë.

Gjithmonë vendet e punës dalin përpara zgjedhjeve. Lushnja nuk vuan vetëm për të ngrenë, por para nuk ka. Banorët janë larguar jashtë vendin, drejt Gjermanisë dhe Anglisë. Është e frikshme, ka largime pa fund. Janë të shpërndarë edhe drejt Francës. Ikin edhe drejt vendeve ku kanë mundësi të pasurohen më shpejt, apo edhe “shtëpi bari” për të punuar. Ka “rilindur tregu i rrobave të përdorura”, nuk kanë mundësi ekonomike”, tha Korreshi.

Ai shtoi se në këtë fushatë janë të angazhuar edhe për Lushnjen, por gjithashtu edhe për Divjakën, por theksoi se nuk ka munguar mbështetja edhe për Belind Këlliçin.

“Sali Berisha nuk ka një entitet juridik për t’u përfshirë pavarësisht përfaqësimit nga elektorati. Meta ndoshta ka preferuar të mos jetë ai i parë, besoj unë. Për mua Partia e Lirisë ka përfituar jashtëzakonisht shumë. Gjykoj dhe mendoj se nuk i meritojnë aq kandidatë sa ka kërkuar Partia e Lirisë. Unë kam thënë diku, që PD do të fitojë 55 Bashki, pra kandidatët e djathtë, këtu flas si politikan dhe jo si Saimiri”. u shpreh deputeti.

Zjarr Tv Ad