Këlliçi do heqë dorë nga mandati i deputetit, ja kush do e zëvendësojë (EMRI)

0
374
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Belind Këlliçi është kandidati i Partisë Demokratike për kryetar i Bashkisë së Tiranës, si rrjedhojë ai do të heqë dorë nga mandati i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

Këlliçi deklaroi sot se në garën për Bashkinë e Tiranës do të garojë krah Ilir Alimehmetit, të cilit i premtoi postin e nënkryetarit të Bashkisë pas “fitores” në zgjedhjet vendore të 14 majit, 2023.

Por kush do e zëvendësojë Këlliçin në Parlament?

Sipas listës, mandati i takon më të votuarit, që është Asllan Dogjani. Ky i fundit garoi në primaret e PD-së në Kamëz, por nuk arriti të fitojë dhe kundërshtoi procesin, duke akuzuar se kishte pasaktësi të shumta në lista.

Zjarr Tv Ad