E fundit/ Shtyhet sërish gjyqi për Kryetarin e Partisë Demokratike, zbulohet arsyeja…

0
452
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërkohë që opozita sot është në protestë, Gjykata e Apelit ka shtyrë gjyqin për vulën e PD-së. Shkak për këtë është bërë mungesa e gjyqtares Emona Muçi.
Seanca është shtyrë për ne datën 20 dhjetor ora 09:30.

Kujtojmë se në qershor, Gjykata e Apelit të Tiranës ndryshoi relatorin për çështjen e Partisë Demokratike (PD), lidhur me regjistrimin në gjykatë të statutit të korrikut 2021.
Çfarë ka ndodhur?

Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso, e ka konsideruar nul vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për të njohur si ankimimin e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, ndaj vendimit të gjyqtarit, Agron Zhukri, që mandatoi Komisionin e Rithemelimit si organi drejtues i PD-së.

Më 25 mars, Alibeaj, fill pas vendimit të njohjes nga gjykata të ndryshimeve statutore të dala nga Kuvendi Kombëtar i PD-së më 11 dhjetor – i thirrur nga lideri Sali Berisha – deklaroi se, siç parashikon ligji, do ta ankimojnë këtë vendim.

Zjarr Tv Ad