Këlliçi: Do rrëzojmë kullën më të lartë të qeverisë së keqe, Erion Veliajn

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fituesi i Primareve në Partinë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi deklaroi se gara më 14 maj do të jetë epike. Gjatë takimit me kandidatët fitues në Primare, Këlliçi u shpreh se mori pjesë në proces për shkak të besimit të vjetër që ka te vota e lirë. Në fund, ai shtoi se më 14 maj, do të rrëzojnë kullën më të lartë të Qeverisë së keqe, Erion Veliajn.

‘PD ka kaluar tërmete shumë të forta politike, vështirësi të mëdha. Ata që nuk hoqën dorë janë militantët, demokratët morën pjesë në procese. Vendosa të marr pjesë për shkak të besimit të verbër te vota e lirë. Me mbylljen e procesit, ku triumfoi vota e lirë. Në Tiranë takohem me të rinjtë që besojnë tek ndryshimi. Në Tiranë do bëjmë betejë epike, e garantoj unë personalisht, PD, do ia dalim që të rrëzojmë kullën më të lartë të qeverisë së keqe, atë që quhet Erion Veliaj.

Nuk kemi për ta pasur të lehtë. Armiku është marrja e lehtë e gjërave. Nëse nuk do kishim pasur vështirësi kjo parti nuk do kishte prodhuar ikona.’, tha Këlliçi.

Zjarr Tv Ad