Pse Rama dhe Berisha, më në fund u bashkuan hapur kundër SHBA?

0
132
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga:Poli Hoxha

Këto ditët e fundit te Rithemelimi, analistët që e mbështesin, të djathtë e të majtë, te “komisarët mediatik” dhe te tifozët e çmendur pas Berishës, po ndodh një fenomen i çuditshëm.

Ndërkohë që qeveria Rama dhe ky vetë kanë dalë mbi ujë më në fund në një konflikt të hapur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ata në vend që të gëzojnë dhe ta shfrytëzojnë siç do të bënte çdo opozitë në botë, kanë rritur dozat e sulmeve kundër ambasadores amerikane.

Sa më shumë thellohet ky konflikt, aq më shumë sulmohet dhe akuzohet ambasadorja Kim nga Berisha. Rama e “shkarkon” dhe u dërgon mesazh force KLP-së dhe prokurorëve të SPAK që të mos dëgjojnë më Kim se koha e saj ka perënduar, Berisha, nga ana tjetër flet për ambasadore të blerë, Drejtësi të shkatërruar dhe të sabotuar po nga Kim.

Konflikti Rama- SHBA në pamje të parë, duket se po zhvillohet për çështjen e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK. Për ndërhyrje të Ramës te KLP dhe emrin e prokurorit që ai ka piketuar vetë. Në fakt thelbi nuk është ky.

SHBA njësoj siç bëri pas sulmeve mbi Kullat Binjake në 11 shtator 2001 me terrorizmin kudo në botë, e ka shpallur korrupsionin po kudo në botë dhe veçanërisht në vendet e Ballkanit Perëndimorë, si rrezik kombëtarë.

Ky akt i votuar nga demokratët dhe republikanët bashkë, po intensifikohet për hapa konkretë dhe përfundimtarë, edhe në vendin tonë. Faza që pritet përveç nongratave të reja nga i gjithë spektri politiko- ekonomik- mediatik i kalcifikuar si një i vetëm gjatë këtyre 32 viteve është ajo e goditjes së fortë penale dhe njëkohësisht, ndaj burimeve të tyre financiare- ekonomike.

Në Maqedoninë e Veriut tashmë është një grup i Agjencive të specializuara nga SHBA, i cili po merret në terren me këtë proces. Pritet të vijnë edhe në Tiranë së shpejti, në mos tashmë janë këtu. Goditja do të jetë pa mëshirë dhe shqiptarët do të shohin çudira, për atë se sa shumë dhe pa mëshirë janë vjedhur.

Do të shohin që grabitja është projektuar edhe për dekada të tjera nëpërmjet aksioneve që kanë në prona të shtetit të shitura, në troje dhe koncesione. Më e bukura është se të dy, (Bashkë me Ilir Metajn), bëjnë sikur nuk e dinë që e gjitha kjo nuk është fare çështje emrash ambasadorësh në Tiranë. Edhe roja i Shtëpisë së Bardhë të emërohet në vend të Yuri Kim, po njësoj do të veprojë, madje edhe më egër pas zhvillimeve të fundit.

Kjo pra është arsyeja se përse më në fund Rilindja dhe Rithemelimi pas betejave propagandistike “armiqësore, u bashkuan në një pikë kundër SHBA.  Mund të bësh sa të duash sikur je në luftë të egër me tjetrin, mund të mbash konferenca dhe të citosh kundër “armikut” politik fjalët përçmuese dhe të hidhura të Faik Konicës, por kur ke të njëjtin hall të përbashkët nuk ke si të mos përfundosh në aleat, siç po ndodh mes Ramës dhe Berishës.

Dhe halli janë pasuritë e munguara të Shqipërisë gjatë këtyre 32viteve, kohë kur vendin e kanë menaxhuar këta dhe vazhdojnë. Herë bashkë e herë veç e veç, treshja Rama-Berisha-Metaj dhe gjithë zgjatimet e tyre në politikë, drejtësi, biznes dhe medie.

Armiku i pasurisë tënde të vjedhur dhe i statukosë politike si mburojë është edhe armiku im, kaq e thjeshtë është kjo që po ndodh si aleancë dhe përpëlitje!/Alfapress.al

Zjarr Tv Ad