Këlliçi kthehet nga SHBA: Kongresmenët kishin informacion të detajuar për rastin e zotit Berisha, shpresoj që në nëntor…

0
550
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka folur për vizitën e tij në Kongresin amerikan duke u shprehur se rasti i Sali Berishës pritet të marrë tjetër rrjedhë pas zgjedhjeve të nëntorit.

Sipas Këlliçit, kongresmenë që janë pjesë e komitetit të marrëdhënieve me jashtë kishin informacion të detajuar për rastin e zotit Berisha dhe për aferën skandaloze e inceneratorëve.

“Mua më vjen mirë se në takimet që kam pasur në ShBA, fati e do që PD të keq miq ende në Kongres që e duan dhe vlerësojnë këtë forcë politike që ka rrëzuar komunizmin në këtë vend dhe që ka lidhur marrëdhëniet me ShBA në fillim të viteve ’90, dhe që më vjen mirë që një pjesë e atyre kongresmenë që janë pjesë e Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë kishin informacion të detajuar për rastin e zotit Berisha dhe për aferën skandaloze e inceneratorëve.

Shpresoj që në zgjedhjet e nëntorit do të ketë një ndryshim të situatës së dy dhomave të Kongresit dhe pse jo edhe të Senatit dhe patjetër që nuk përjashtohet rasti që të merret në ‘thrritje’ edhe të ketë ‘Hearing’ në Departamentin e Shtetit për këtë çështje sepse janë tre letra të kongresmenit Lee Zelding që nuk kanë marrë përgjigje dhe kërkohet transparencë”, u shpreh Këlliçi në emisionin “Çim Peka Live”.

Zjarr Tv Ad