Busti ishte prej kartoni, Safet Gjici: E kanë vendosur disa persona të paraqitur si gazetarë!

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbetet ende mister se kush e vendosi bustin e mbretëreshës Elizabeth II mëngjesin e djeshem në Kukës, teksa arkmorti me trupin e pajetë të monarkes britanike nisej për t’u prehur drejt banesës së fundit.

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka thënë se bashkia që ai drejton nuk ka asnjë lidhje me këtë veprim. Në “Euroneës Albania” ai tha se busti ishte prej kartoni.

Sipas tij është vendosur nga disa gazetarë, apo persona të prezantuar si gazetarë.

“E vërteta është që Bashkia e Kukësit nuk ka fare dijeni për këtë çështje. Nuk është hera e parë që “online” dalin gjëra të tilla. Është një tallje ata persona që e kanë bërë. Nuk është e vërtetë që unë kam deklaruar që do të vendos buste. Ka një procedurë krejt ligjore për këtë punë.

Disa persona të paraqitur si gazetarë, ose janë gazetarë…e kanë vendosur. Unë nuk kam bërë as padi se çështja është regjistruar. Busti prej kartoni është një tallje në fakt dhe aspak e ndershme që t’ia bashkangjisësh Bashkisë apo kuksianëve”, deklaroi Gjici.

Zjarr Tv Ad