Këlliçi: Quizz pas takimit të Veliajt me Sorosin, si do arrestohet Taulanti i Bashkisë?

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Tiranës në 14 maj, Belind Këlliçi ka ironizuar takimin e kryebashkiakut Erion Veliaj me Aleks Soros, duke ngritur një ‘quizz’.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi pyet se si do të arrestohet ‘Taulanti i Bashkisë’, në zyrë, ke dalja e emergjencës, do të arratiset me porosi, apo do ta dorëzojë Veliaj me duart e veta në qeli.

Postimi i plotë:

Quizz nga Bashkia, pas takimit të Veliajt me Sorosin në Tiranë:

a) Taulanti Bashkisë arrestohet në zyrë?

b) Taulanti Bashkisë arrestohet ke dalja e emergjencës nga prapa godinës?

c) Taulanti Bashkisë mer porosinë të arratiset?

d) Taulantin e Bashkisë e shoqëron vetë me duart e tij Veliaj në qeli dhe flet për suksesin e reformës në drejtësi?

Zjarr Tv Ad