‘Këpuca e qeverisë e stampuar në shpinën e qytetarëve’

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka komentuar sërisht ditën e sotme ngjarjen që ndodhi disa ditë më parë në Borizanë të Krujës, ku fisi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, dhunoi barbarisht dy antarë të fisit Maja.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Strazimiri ka publikuar pamjet nga dhuna e ushtruar, ku duket qartazi se në shpinën e një prej personave të dhunuar, shihet një gjurmë këpuce.

Postimi:

FOTO QË BËJNË HISTORI

Ka qeveri që shenjën e këpucës, e stampojnë mbi sipërfaqen e Hënës…

Ka dhe nga ato që e stampojnë mbi shpinën e mavijosur të qytetarit të vet…

Shenja këpuce janë të dyja, historike janë të dyja…

Se çfarë historie është pastaj, është çështje këndvështrimesh…

KAQ!

Zjarr Tv Ad