Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka dënuar ashpër qëndrimet e Shqipërisë ndaj emigracionit të paligjshëm. Kjo pasi Çekia kërkoi rikthimin e vizave me Shqipërinë e Serbinë, pasi ato përdoren si porta hyrëse të emigrantëve të botës së tretë. Për Garon, lëvizja pa viza është e një rëndësie të veçantë për shqiptarët dhe kjo kërkesë e Çekisë sipas saj është një motiv më shumë që shqiptarët të protestojnë.
“Përshëndetje!
Çekia, vendi që mban presidencën e BE deri në fund të vitit ka kërkuar rikthimin e vizave për shqiptarët, diç bënim para vitit 2010, vit kur qeveria Berisha i liberalizoi vizat.
Kërkesa ka ardhur pas vonesave të qeverisë Rama për të mos-njehsuar kriteret e vizave për shtetet e vendeve të treta me BE, çka u mundëson vendeve të tretë që të përdorin Shqipërinë për hyrjen në BE. Kjo praktikë ka të bëjë fund e krye me trafiqe.
Politika e portave të shqyera është risk për sigurinë e Shqipërisë, ashtu edhe të vendeve të tjera. PD si forca që liberalizoi vizat, i kërkon BE-së që t’i ushtrojë presion qeverisë Rama, për të njehsuar rregullat e BE.
Lëvizja e lirë është e një rëndësia të jashëzakonshme. Kjo është një arsye që shqiptarët të ngrihen në protesta.
Një qeveri që e kthen mbrapsht orën e Shqipërisë është një rrezik kombatar”, u shpreh Floriana Garo.