“Negociatorët” në tryezë për kandidatët/ Përfundon takimi mes Gazment Bardhit dhe Edi Palokës: Bisedimet s’kanë dështuar, do të vijojmë…

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfundon takimi mes Gazment Bardhit dhe Edi Palokës, të cilët u ulën në një tryezë në një lokal përballë Parlamentit, për të diskutuar dhe hulumtuar formulat që opozita të dalë me një kandidat në zgjedhjet.

“Po vijojmë diskutimet”, ka thënë shkurtimisht deputeti Gazment Bardhi për gazetarët.

Ndërsa Edi Paloka u shpreh: “Nuk ka dështuar, është vullneti i përbashkët për të dalë me një kandidat.”

Takimi mes tyre zgjati rreth 1 orë e gjysmë. I pari nga takimi ka dalë Gazmend Bardhi dhe pak pas tij edhe Edi Paloka.

Paloka është mandatuar nga Sali Berisha për të dialoguar, ndërsa Gazment Bardhi nga Grupi Parlamentar i PD.

Ata janë ulur për të diskutuar dhe hulumtuar formulat që opozita të dalë me një kandidat në zgjedhjet. Takimi vjen një javë pasi Grupi Parlamentar i PD iu përgjigj thirrjes së kryedemokratit Berisha për të bashkëpunuar e për të dalë në zgjedhje me një kandidat.

Takimi do duhej të zhvillohej më herët, por për shkak të axhendës parlamentare Edi Paloka ndodhej jashtë Shqipërisë për rreth një javë.

Zjarr Tv Ad