Kërkoi verifikimin e kuorumit/ Përplasje fizike, nxirret jashtë anëtari

0
278
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ilir Kondi ka kërkuar verifikimin e kuorumit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, Basha ka refuzuar dhe pas këmbënguljes së Kondit, njerëz të Bashës e kanë nxjerrë me forcë jashtë.

Konfirmohet se në salle ka 100-120 anëtar nga afro 500 anëtarë që ka Këshilli Kombëtar. Pjesa tjetër është mbushur me administratë të PD-së dhe administratë shtetërore që vazhdojnë të jenë në detyra që nga koha e bashkëqeverisjes Basha-Rama në 2017.

Përfundimisht pas bazës, Kuvendit, Basha kalon në minorancë edhe në Këshillin Kombëtar.

Një tjetër anëtar i cili ka dal kundër shkarkimeve dhe është tentuar të kërcënohet njëlloj si Kondi.

Bëhet fjalë për Arian Hoxhën. Ky i fundit u ka bërë të qartë që të mos guxojnë të afrohen fizikisht, ka dhënë qëndrimin e tij kundër dhe ka braktisur sallën.

Zjarr Tv Ad