Këshilli Bashkiak zhvillon mbledhjen jashtë Teatrit, reagon Dritan Leli: Nuk i kuptoj këto veprime, kurseni këto shfaqje të panevojshme…

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, Këshilli Bashkiak i Vlorës, ka zhvilluar mbledhjen e rradhës, në nnë mënyrë të veçantë të paprecedentë, ku janë mbledhur për të diskutuar jashtë Teatrit të qytetit edhe pse kryetari Dritan Leli, nuk ka qenë i pranishëm në mbledhje, po ashtu ka pasur edhe mungesa nga anëtarë të tjerë të Këshillit Bashkiak.

Ndërsa Leli, ka reaguar me një video nga Italia ku ndodhet për një vizitë zyrtare. Me anë të videos, Leli ka shpjeguar se anëtarët e Këshillit Bashkiak, sërsish nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e planifikuar për t’u bërë online. Ndërsa ka kërkaur që këshilltarët bashkiakë t’i kursejnë këto shfaqje, të cilat ai i konsideron si të panevojshme për qytetin.

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli

Sipas njoftimit që ju kam dërguar, prita të diskutonim sot online mbledhjen e kërkuar, por askush nga këshilltarët nuk u paraqit. Uroj që mbledhjet e Këshillit Bashkiak, sot dhe gjithmonë, të ruajnë seriozitetin institucional dhe protokollar për t’i kursyer qytetit shfaqje të panevojshme.

Zjarr Tv Ad