Soreca mori urdhër mbrojtje nga garda, Aleanca për Teatrin e denoncon: Ka hyrë në Gjykatën Kushtetuese për të lobuar pro Veliajt, më pas ka dalë nga dera e pasme…

0
387
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aleanca për Teatrin Kombëtar, ka dalë në një deklaratë për mediat, ku shprehen se kanë dorëzuar një denoncim për ambasadorin e BE-së, Luigi Sorecan. Sipas tyre, Soreca është parë duke hyrë në dyert e Gjykatës Kushtetuese dhe ka takuar kryetaren e gjykatës, duke u munduar të lobojë pro kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.

Përfaqësuesja e Aleancës për Teatrin, tha se tashmë nuk duhet të lëmë që shqiptarët të varen nga ambasadorë të huaj, të cilët vendosin fatet e vendit me lobimet e tyre. Kujtojmë që më parë, ambasadori i BE-së ka marrë urdhër mbrojtje shtesë nga garda e Republikës së Shqipërisë. Për këtë u pyet edhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i cili tha se për këtë gjë duhet të komunikonin vetë me zotin Soreca.

Aleanca për Teatrin Kombëtar

Anëtarë të aleancës për teatrin të cilët punojnë tek bizneset të godinës së Gjykatës Kushtetuese, kanë konstatuar se ditën e mbajtjes së seancës, Luigi Soreca ka bërë një takim jo publik me kreun e gjykatës në 16 qershor dhe më pas ka dalë nga dera e pasme. Ne jemi shumë të shqetësuar sepse nuk e dimë përse ambasadori ka ardhur në këtë ditë seance. Kemi kërkuar të bëhet publike nëse ky takim ka pasur interes publik, kemi kërkuar që të bëhet publike se çfarë është diskutuar. Për ne fakti që ambasadori është larguar nga dera e pasme e godinës, cënon shumë legjitimitetin e kryetares së Gjykatës dhe pavarësinë ndërkohë që kanë kryer këtë takim pa e bërë publik për mediat. Informacioni qëë ne kemi është se zoti Soreca ka ardhur për të lobuar pro kryetarit të Bashkisë sepse mendon se do e lëmë të kalojë aq lehtë.

 

Zjarr Tv Ad