Këshilltari i Berlusconit ‘habit’ SHBA-të: “Më e mira për Shqipërinë quhet Sali Berisha, ai duhet të rikthehet”

0
592
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Marco Marrone, këshilltar dhe bashkëpunëtor i Silvio Berlusconit, ka mbërritur në Tiranë për një takim me Sali Berishën.

Sipas tij, kryetari aktual i PD është Berisha njeriu i duhur për të drejtuar sërish vendin, teksa nuk nguroi të heqë paralele dhe me Berlusconin.

“Ka një proverb të vjetër italian që thotë: i vjetri duhet të hidhet ndërsa antikja duhet lënë mënjanë. Si njerëz antikë, si presidenti Berisha apo presidenti Berlusconi, janë njerëz të ditur, të mençur, njerëz që mund të bëjnë vetëm mirë me jetën që kanë pasur, e për ta sjellë më pas edhe në politikë.

Mendoni vetëm që Berlusconi ka mbushur 86 vjeç nëntorin e shkuar, por ai çfarë bën, ndërron, kthen mbrapsht numrat, ndaj themi se mbushi 68 vjeç.

Edhe presidenti Berisha është 78 por është shumë i ri. Dje e pashë në një formë të shkëlqyeshme, në një formë perfekte”, ka thënë Marrone në një intervistë për A2 CNN.

Sipas këshilltarit të Berlusconit, Sali Berisha është më e mira për Shqipërinë, ndaj duhet të rikthehet. “Unë shoh drejt të ardhmes, pa u kthyer shumë në të shkuarën.

Mendoj për zgjedhjet e ardhshme, shpresoj e pres edhe në respekt të politikës që përfaqësoj, në një fitore edhe më të madhe të presidentit Sali Berisha, për të rritur edhe më shumë këtë komb që meriton vetëm më të mirën. Për sa kohë që më e mira quhet Sali Berisha, më e mira duhet të rikthehet.”

Copyrigh: https://valetal.info/aa/keshilltari-i-berlusconit-habit-shba-te-me-e-mira-per-shqiperine-quhet-sali-berisha-ai-duhet-te-rikthehet/

Zjarr Tv Ad