Këta janë të ftuarit e deritanishëm nga Gjykata Speciale

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Nga Gjykata Speciale deri më tani kanë ardhur mbi 70 ftesa për intervistim.

I pari që pati konfirmuar pranimin e ftesës nga prokurori i specializuar është Rrustem Mustafa, ish-komandant i Zonës Operative të Llapit.

Ndërkohë Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit javën që shkoi për shkak të ftesës që mori nga Prokuroria e Gjykatës Speciale.

U ftua ish-udhëheqësi i Gjykatës së UÇK-së Sokol Dobruna,
Ish-ushtari i UÇK-së nga Zona Operative e Pashtrikut Safet Syla,
Ish-eprori i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut Sabahajdin Cena,
Nazif Mehmeti, i njohur si komandant “Dini”,
Remzi Shala, ish-komandant i UÇK-së në Zonën e Pashtrikut, i njohur me pseudonimin “Molla e Kuqe”,
Sami Lushtaku, ish-komandant i UÇK-së,
Mendim Daka, njëri prej ish- udhëheqësve të Njësisë Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së,
Ish-pjesëtari i UÇK-së Blerim Kuçi, ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj,
Ish-komandanti i UÇK-së nga Zona Operative e Nerodimes, Shukri Buja,
Ish-zëvendëskomandanti i “Brigadës 128” i Zonës Operative të Pashtrikut, Avdi Ibrahimi,
Ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi,
Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së.

 

 

Zjarr Tv Ad