Kina hap aeroportin më të madh në botë

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kina të mërkurën e ka hapur një ndër aeroportet më të mëdha në botë, të cilën hapjen e ka bërë disa ditë para festimit të 70-vjetorit të pavarësisë.

Aeroporti Ndërkombëtar “Daxing” në Pekin është hapur zyrtarisht nga presidenti i Kinës, Xi Jinping, i cili shtrihet në sipërfaqe prej 700 mijë metrash katrorë, i cili është i barbartë me 98 fusha futbolli.

Aeroporti i vjetër i Pekinit është aeroporti i dytë më i ngarkuar në botë pas aeroportit të Atlanta-sqë është në ShBA.

Zyrtarët kanë thënë se ekzistonte nevoja për ndërtimin e një aeroporti të ri, si ky që u përurua sot, për shkak se aeroporti i vjetër ishtë i stërngarkuar me udhëtarë dhe fluturime.

Aeroporti “Daxing”  thuhet se është terminali më i madh në botë në një ndërtesë të vetme, e që pritet të kalojnë rreth 170 milionë pasagjerë deri në vitin 2025.

Ky aeroport i dizajnuar nga arkitektja, Zaha Hadid, flutrimin do ta fillojë të mërkurën me shtatë linjat ajrore vendase.

Pasataj, do të fillojnë dhe aeroplanët e kompanive të huaja të lëshohen në pistën e aeroportit, shkruan “BBC”.

Zjarr Tv Ad