Kishin zaptuar hapësirat publike, nis shembja e lokaleve dhe heqja e strukturave metalike në Durrës

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mëngjesin e kësaj të premte ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike në Durrës, ku morën pjesë forcat e Policisë Bashkiake, efektivë nga Policia e Shtetit dhe punonjës nga IMT.

Më herët Bashkia e qytetit bregdetar kishte paralajmëruar lokalet për të liruar hapësirat publike të lulishtes,  të cilat i kishin zënë me tenda, karrige, çadra dhe struktura metalike.

Aksioni ka vijuar qetësisht dhe nuk ka pasur konflikte mes pronarëve të subjekteve dhe forcave të policisë. Pas lagjes nr.17, aksioni do të vijojë në lulishtet e Mauzoleumit të Dëshmorëve dhe në të gjitha pjesët e tjera të qytetit, për të kthyer hapësirat publike të dedikuara qytetarëve.

Burimi:Balkanweb

Zjarr Tv Ad