Klosi e Borchardt te Zyra rinore,bëhet prezantimi i kandidatëve për drejtues

0
556
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zhvillohet mbledhja e dytë e bordit e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), ka kishte për qëllim dhe përzgjedhjen e drejtuesit të saj.Sot në praninë e ambasadorit të OSBE-së Bernd Borchardt, dhe ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, do të bëhej dhe prezantimi final i 3 kandidatëve për pozicionin e drejtuesit të bordit të kësaj zyre rinore rajonale.

Ndërsa ambasadori i OSBE-së në cilësinë edhe të organizatorit të këtij takimi u shpreh se ky takim po mbahet me rastin e 20 vjetorit të vendosjes së Zyrave të OSBE-së në Tiranë dhe se qëllimi i saj do vazhdojë të mbetet ndërtimi i marrëdhënieve të mira në rajon.Zyra rajonale e bashkëpunimit rinor, është një projekt i firmosur nga 6 kryeministrat e rajonit dhe mbledhjen parë e kanë pasur në datën 8 dhjetor kur për vendin tonë shënohet dhe dita e rinisë.Në takim merrnin pjesë disa nga vendet pjesëmarrëse të përfaqësuar nga kjo zyrë rinore, mes tyre kishte përfaqësi edhe Serbia.//

Zjarr Tv Ad