KLSH gjen mangësi në pastrimin e Vlorës, i rekomandon Dritan Lelit disa masa organizative

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Departamenti i Auditimit të Performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit, ushtroi një auditim me temë “Pastrimi i qytetit në Bashkinë Vlorë” në subjektin Bashkia Vlorë. Kontrolli i Lartë i Shtetit në përfundim të auditimit ka dalë konkluzionet: Shërbimi i pastrimit të qytetit ka rezultuar pjesërisht efektiv.

Mangësi vërehen në procesin e planifikimit, kryesisht atë financiar, ku Bashkia Vlorë shpenzon një vlerë të konsiderueshme për pastrimin e qytetit, e cila nuk mbulohet dot nga të ardhurat e mbledhura për pastrimin.

Po kështu, kontrata e lidhur mes palëve nuk është zbatuar me rigorozitet pasi ka shumë elementë të përcaktuar në të, të cilët janë neglizhuar dhe gjithashtu ka mungesë transparence në garantimin e përmbushjes së çdo zëri të kontratës.

Me gjithë përpjekjet e deri tanishme, vëmendja duhet të jetë më e madhe drejt ndërmarrjes së studimeve dhe planifikimit të shërbimeve në proporcion me burimet financiare në dispozicion të Bashkisë, si dhe kërkesës së shtuar të llogarisë ndaj operatorëve ekonomik.

Për përmirësimin e gjendjes, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar 12 masa organizative, me Vendimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 112, datë 15.09.2021.

Rekomandime:

Bashkia Vlorë nëpërmjet Drejtorisë së Infrastrukturës dhe Zbatimit të Projekteve të marrë masa për kryerjen e analizave të kostos së shërbimeve mbështetur në udhëzues apo metodologji të caktuara për këtë qëllim, si dhe të mbajë parasysh elementët e kostos të përcaktuar në VKM nr. 319 datë 31/05/2018 “Për miratimin e masave për kostot e menaxhimit të integruar të mbetjeve”.
Njëkohësisht, të merren masa për mbledhjen e vlerës së plotë të të ardhurave nga tarifa e
pastrimit. Në hartimin e kontratave të ardhshme Drejtoria e Infrastrukturës dhe Zbatimit të Projekteve të marrë masa për identifikimin e saktë të volumeve të mbetjeve që gjenerohen dhe të përdorë këto të dhëna gjatë planifikimeve financiare
që kryen. Dhjetor 2021

Drejtoria e Infrastrukturës dhe Zbatimit të Projekteve të marrë masa për llogaritjen e kostos së shërbimit së pari jo në vlera të konsiderueshme mbi mundësitë e saj financiare dhe së dyti duke bërë pjesë të këtyre përllogaritjeve elementët thelbësor që janë pjesë e shërbimit të pastrimit si rritja e popullsisë, shtimi i bizneseve, flukset e sezoneve, etj. Në hartimin e kontratave të ardhshme

Drejtoria e Infrastrukturës dhe Zbatimit të Projekteve në bashkëpunim me mbikëqyrësin e
kontratës, të marrin masa për menaxhimin e kapaciteteve për të kryer një proces të plotë
mbikëqyrës për të gjithë shërbimin e pastrimit dhe mbi të gjitha ky proces të kryhet në kohë reale gjatë kryerjes së shërbimit dhe jo në përfundim të tij. Dhjetor 2021

Drejtoria e Infrastrukturës dhe Zbatimit të Projekteve dhe mbikëqyrësi të garantojnë realizimin e një inspektimi më serioz dhe mbajtjen e dokumentacionit të detajuar për punimet e kryera. Ky dokumentim të shoqërohet edhe me komunikime shkresore zyrtare me eprorë, operatorin ekonomik, apo dhe ankesa të qytetarëve. Në këtë kontekst, të kërkohet më tepër llogaridhënie në dokumentimin e procedurave që kryen operatori ekonomik për elementë të ndryshëm të ofrimit të shërbimit, si p.sh. procesverbale të sasisë së ujit që mbushen autobotet çdo ditë, faturime dhe dokumente të tjera justifikuese për çdo riparim, mirëmbajtje apo ndërhyrje të kryer në mjetet në
dispozicion të kontratës, për të cilat paguan Bashkia, etj. Tetor 2021

Drejtoria e Infrastrukturës dhe Zbatimit të Projekteve të marrë masa për sigurimin e objekteve të caktuara për matjen e sasisë së mbetjeve, në mënyrë që të kryhet identifikimi i saktë i volumeve të mbetjeve që gjenerohen çdo ditë dhe dokumentimi i tyre të bëhet sipas sasive specifike dhe jo në formatin fiks prej 140 ton/ditë. Ky element do të ndihmonte edhe në procesin e planifikimit të volumeve dhe kostove në të ardhmen.
Në vijimësi Drejtoria e Infrastrukturës dhe Zbatimit të Projekteve të marrë masa për studimin e zonave të cilat vazhdimisht kanë kontenierë të tej mbushur dhe zonave ku kontenierët qëndrojnë edhe të zbrazur dhe mbi këtë bazë të bëjë një riplanifikim dhe rishpërndarje të kontenierëve për çdo pike sipas nevojës. Dhjetor 2021

Drejtoria e Infrastrukturës dhe Zbatimit të Projekteve të marrë masa dhe të kërkojë që Operatori Ekonomik përgjegjës për ofrimin e shërbimit të pastrimit, të përmbushë përcaktimet e nenit 21.1.6 sa i takon riparimit të të gjithë deformimeve apo zëvendësimin e pjesëve të këmbimit të kontenierëve të dëmtuar dhe në të ardhmen, kjo drejtori të rrisë kërkesën e llogarisë ndaj detyrimeve që Operatori Ekonomik ka lidhur me mirëmbajtjen e kontenierëve.  Dhjetor 2021

Drejtoria e Infrastrukturës dhe Zbatimit të Projekteve në bashkëpunim me mbikëqyrësin e
kontratës, të marrin masa për menaxhimin e kapaciteteve për të kryer një proces të plotë
mbikëqyrës për të gjithë shërbimin e pastrimit dhe mbi të gjitha ky proces të kryhet në kohë reale gjatë kryerjes së shërbimit dhe jo në përfundim të tij.
Dhjetor 2021

Drejtoria e Infrastrukturës dhe Zbatimit të Projekteve dhe mbikëqyrësi të garantojnë realizimin e një inspektimi më serioz dhe mbajtjen e dokumentacionit të detajuar për punimet e kryera. Ky dokumentim të shoqërohet edhe me komunikime shkresore zyrtare me eprorë, operatorin ekonomik, apo dhe ankesa të qytetarëve. Në këtë kontekst, të kërkohet më tepër llogaridhënie në dokumentimin e procedurave që kryen operatori ekonomik për elementë të ndryshëm të ofrimit të shërbimit, si p.sh. procesverbale të sasisë së ujit që mbushen autobotet çdo ditë, faturime dhe dokumente të tjera justifikuese për çdo riparim, mirëmbajtje apo ndërhyrje të kryer në mjetet në dispozicion të kontratës, për të cilat paguan Bashkia, etj.

Zjarr Tv Ad