Kokaina në Durrës, Basha: Me mbështetje të politikës

0
228
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas sekuestrimit të 613 kg kokaine në Portin e Durrësi. Në një deklaratë për mediat, Basha tha se rekordi i kokainës është futur në Durrës me ndihmën e politikës.  Basha thotë se kapja e kësaj sasie rekord të drogës është paralajmëruar më parë nga opozita.

Reagimi i Lulzim Bashës

Kapja e 613 kilogramëve kokainë është një kronikë e paralajmëruar nga Partia Demokratike. Në mënyrë të përsëritur kemi denoncuar në Kuvend dhe në media se krimi i organizuar me mbështetje qeveritare, ka marrë nën kontroll trafikun e drogave të forta, kokainë dhe heroinë. Kjo ngarkesë rekord e kokainës nuk mund të kalonte nga Shqipëria pa garanci politike. Këtë paralajmëroi edhe Kryeprokurori i Antimafias de Raho të hënën në Tiranë, kur deklaroi se mafia ka lidhje me politikën shqiptare dhe ka pushtuar policinë. Me këtë rast dua ti shpreh mirënjohjen partnerëve të huaj që drejtuan operacionin me sukses dhe e vunë para faktit të kryer narkoshtetin dhe levat e tij në Shqipëri. Rrokada nga klani Tahiri-Habilaj i kanabisit tek klanet e heroinës dhe kokainës të Xhafajve me kompani, kanë si pikë të përbashkët mbrojtëse, kryeministrin Edi Rama. 613 kilogramët e kokainës, të kapura për shkak të partnerëve tanë, janë tregues se Shqipërinë sot e drejton banda e kokainës, dhe se largimi i saj dhe krijimi i një qeverie anti-mafia është emergjencë kombëtare.

Zjarr Tv Ad