Komedia dramatike e 29 Korrikut

0
548
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Luçiano Boçi

Tema e stisur ngjan shumë serioze: zgjedhje e kryetarit të PD-së. Ndërsa gjithçka tjetër është tërësisht komike: shtrati logjik e politik, arsyeja, qëllimi, rruga e ndjekur, procedura e realizuar, produkti final etj, etj.

Njësoj si tek komeditë dramatike të famshme. Komedia dramatike është një zhanër i filmave dhe serialeve e cila kombinon elemente të komedisë me tema serioze dhe emocionale.

Dhe e marrë së bashku kjo e sotmja transmeton atë humorin e hidhur që ka kohë që na është ngjitur dhe që ne e përdorim si mënyrën tonë refuzuese, me shpresën se diku shkëndijat e arsyes do fillojnë të duken.

Zbrazëtia që prodhon ky humor ka peshë.

Një peshë mali nga i cili çdo demokrat do të çlirohet një orë e më parë, por mali nuk lëviz as bëzan.
Autorët e zbrazëtisë vetë ecin ashtu qorrazi në zbrazëti, me një krenari boshe drejt një absurditeti pa fund me një qëllim krejtësisht banal. Rituali ngjason me ecjen e ngrefosur të një kostumi laraman mbuluar me sloganet e qëndisura mbi, pa njeriun brenda.
Qesharake dhe e habitshme se si mundet që njeriu mund të pranojë të poshtërohet me të qeshura publikisht që vetëm e vetëm të ketë nesër një titull, një epitet politik, një ofiq, një spaletë a ku di unë çfarë i fantazon mendja.

E tmerrshme se si mund të merren e përvetësohen vullnetet e lira të mijëra qytetarëve të cilët që nga 90 investuan punë, djersë, mund dhe gjak për të ndërtuar një familje unitare e parimore, te mbështetur në vlera e virtyte.

Humori nuk përmbahet sot, por dhe drama është në proporcion të drejtë me humorin.

Ja që dhe humori vret.

Dhe vrasja është kaq e madhe sa përçan, ndan, tret, përçart njerëz, idealistë, kontributorë, sakrifikues e demokratë.

E trishtë të shohësh të shpaloset para teje kaq shumë varfëri përgjegjësie e ndjesie historike e politike ndaj atyre që janë vërtetë baza e shpirti i PD, ndaj demokratëve të thjeshtë që duke parë shfaqen e sotme shemben në tokë nga dhimbjet që prodhon e qeshura e imponuar nga shformimi i logjikës dhe i normales.

Si në atë lojën e dikurshme të fëmijërisë gjatë të cilës vendosnim pasqyrën shformuese përballë dhe qeshnim me deformimin e tipareve tona.

Dramatike të prekësh kaq realisht, sikur të ishte send, fallsitetin e shndërruar në kauzë e të ndjesh neverinë që prodhon shqisa e mendja. Humoristike të shohësh si në filma vizatimorë, pompozitetin e agravuar të personazheve që e ndërtojnë ekzistencën e tyre dhe të bëjnë të qeshësh, mbi teknikën e thjeshtë të kontrastit.

Shumë i shëmtuar për të qeshur por dhe shumë qesharak në shëmtinë e tij ky 29 Korrik!

Zjarr Tv Ad