Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Donika Prelës

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioneri Publik ankimon në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Një njoftimin për mediat thuhet se “Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vlerëson se, bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, znj. Donika Prela, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë”.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 103, datë 5.2.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Donika Prela.

Me 5 shkurt të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  vendosi ta rikonfirmojë në detyrë zonjën Prela, duke i cilësuar të pabaza akuzat e bëra në adresë të saj.

Drejtuesja e komanduar e Prokurorisë së Krimeve të Rënda iu nënshtrua hetimit bazuar në tre kritere vlerësimi, atë të pasurisë, kontrolli i figurës dhe vlerësimi i aftësive profesionale.

Në lidhje me kriterin e pasurisë, Prelës iu konstatuan probleme me të ardhurat e bashkëshortit por që sipas sqarimit të bërë prej saj gjithçka është e justifikuar.

 

Zjarr Tv Ad